Kurti jep vlerësimin për draftin e Asocacionit: Pa qëllim minues për Republikën
Kryeministri Albin Kurti raportoi në kuvend ditën e sotme lidhur me draft-statuin e propozuar nga ana e Bashkimit Europian.
Ai tha se në këtë draft-statut ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës. Kurti renditi disa arsye se përse e ka pranuar këtë draft-statut.
“Si udhëheqës i qeverisë dhe si politikan dua të them një këndvështrim politik për draftin. E para drafti në vlerësimin tim politik e ndërpret trashëgiminë mos njohëse në Republikën e Kosovës, që ishte çimemtuar në marrëveshjen e vitit 2013-2015.
Në gjykimin tim politik, drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur, në të cilën serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues, minues për republikën në njohjen e shtetit sovran dhe të integritetit territorial.
E dyta, drafti e bën të qartë që mekanizmi që do të themelohet do ketë karakter koordinues dhe bashkëpunues. Pra nuk do i paragjykoj dhe as do të ndërhyjë në kompetencat e pushtetit publik të komunave të organeve e qendrore.
E treta, drafti mbyll hapësirën e përdorur nga Serbia që serbëve në Kosovë t’i projektojë një të ardhme jashtë kufijve e të Kosovës, apo në mosnjohje të kufijve e të Kosovës e rrjedhimisht ata të jetojnë me ndjenjën imponuese nga Beogradi për një luftë të re”,-tha Albin Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet