VIDEO/ Stuhia shkul pemët në Tiranë, bien mbi ambientet e lokalit

3 Nëntor 2023 | 16:13

Stuhia “Ciaran” ka prekur edhe Shqipërinë. Erëra të forta dhe reshje shiu pushtuan vendin këtë të premte, ndërsa situata në kryeqytet duket shumë e rënduar.

Shumë rrugë janë përmbytur ndërsa Lumi i Lanës ka dalë nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në zonë e Parkut të Autobusëve disa pemë janë rrëzuar për shkak të erës së fortë dhe janë rrëzuar mbi ambientet e një lokali.

Sipas meteorologëve, ky është “kodi i kuq”, pasi do ketë edhe përmbytje, për shkak të stuhisë e cila ka prekur të gjithë Europën.

Zonat më problematike pritet të jenë Shkodra, Lezha, Elbasani, Korça, Tirana. Parashikohet se reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë natës, ndërsa paraditja e të shtunës, pritet të jetë një situatë edhe më alamante.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie

Situata jashtë Parlamentit ka regjistruar tensione të reja. Jashtë oborrit të godinës janë dëgjuar shpërthime, të shkaktuara nga lëndë plasëse të llojit kapsollë, të cilat...
10:22 | 23/07/2026

Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar pa një vendimmarrje konkrete lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit të punimeve të Komisionit...
10:22 | 23/07/2026

Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë

Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit situata mbetet e tensionuar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur...
10:04 | 23/07/2026