Dëmtohet linja elektrike në Elbasan, reshjet rrëzojnë inertet në rrugë
Moti i keq në 24 orët e fundit, i shoqëruar me stuhi dhe erëra të forta ka shkaktuar dëme në linjën elektrike disa zona të qarkut Elbasan.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se pa energji ka mbetur qyteti i Peqinit, Njësia Administrative Labinot Mal dhe Funare, në Bashkia Elbasan, Njësia Administrative Shales e Mollas në Bashkinë Cërrik, Njësia Administrative Orenje e Stebleve në Bashkinë Librazhd dhe Njësia Administrative Porocan në bashkinë Gramsh.
Po punohet për rikthimin e energjisë elektrike, nga ekipet e OSHE-së.
Ndërkohë për shkak të intensitetit të lartë reshjeve akset rrugore Elbasan-Qafë Thane, Gramsh-Moglice, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Sterbleve kane pasur rënie inertesh e guresh.
Disa akse rurale të bashkisë Librazhd dhe të bashkisë Gramsh e Cërrik kanë pasur inerte dhe depërtim të ujërave në rrugë.
Ekipet e emergjencave bëjnë me dije gjithashtu se prurjet e lumenjve e përrenjve janë në nivel mesatar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta