Situata e motit të keq në Durrës, dëmet që janë shkaktuar nga stuhia
4 Nëntor 2023 |
09:37
Situata e motit në Durrës është e qetë. Gjatë natës ka pasur prani të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar.
Herë pas here ka pasur dhe prani të erës.
Situata aktuale
- Niveli i prurjeve në të dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen (problematikë nga përvoja e viteve të kaluara), janë rritur por nuk paraqet rrezik për dalje nga shtrati. Nëse do ketë prani të rreshjeve me intensitet të lartë mundësi për daljen nga shtrati të lumit Ishëm është e lartë për shkak se në këtë lumë derdhen ujërat e malësisë së Krujës dhe të Tiranës (lumi i Tiranës, Tapizës,Paskuqanit dhe disa përrenj);
- Hidrovorët e Porto-Romanos dhe Hamallajt vijojnë punën me kapacitet të plotë. (Nuk ka pasur për asnjë moment probleme të furnizimit me energji elektrike të hidrovorëve);
- Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme;
- Furnizimi me ujë dhe energji elektrike vijon normalisht me përjashtim të disa defekteve për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik nga prania e erës gjatë natës. (Ekipet e OSSHEE dhe të Ujësjellës-Kanalizimeve janë në terren);
- Në lagjen Baromet, Shijak për shkak të bllokimit të disa pusetave ka dalë uji në rrugë. Është duke u punuar me pompë thithëse nga ana e forcave zjarrfikëse.
Të gjitha strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe në ndjekje të çdo situate të mundshme. Prefekti ju ka kërkuar gatishmëri maksimale të gjitha strukturave operacionale të Mbrojtjes Civile të Qarkut, me qëllim monitorimin gjatë gjithë kohës për të siguruar mbajtjen e situatën në normalitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen