Informon Instituti i Gjeoshkencave: Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet

4 Nëntor 2023 | 10:54

Nesër priten reshje me intensitet të lartë në veri të vendit. Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Sot pasdite priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë qarqet. Nesër  priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 16 / 21 °C
  • në vendet e ulëta: 12 / 19 °C
  • në vendet malore: 7 / 14 °C

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026