Moti i keq dëmton kanalet kulluese dhe ujësjellësat në Gjirokastër, 2 fshatra pa ujë

4 Nëntor 2023 | 16:08

Reshjet intesive të shiut dhe prurjet e shumta të ujërave kanë dëmtuar rrjetin kullues në sipërfaqet bujqësore në Gjirokastër. Dëmtime të kanaleve kulluese konstatohen në tokat bujqësore në zonat e Lunxhërisë dhe Cepos duke rrezikuar përmbytjen e tyre.

Aktualisht strukturat E bashkisë Gjirokastër me mjete të rënda po punojnë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kullImit dhe parandalimin e përmbytjeve.

Sipërfaqet bujqësore në këto zona aktualisht janë të mbjella me kulturat bujqësore apo dru frutorë ndërkohë që përmbytja e tyre do të shkaktonte dëme të konsiderueshme ekonomike për fermerët.

Mori i keq ka dëmtuar gjithahstu dhe rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën e Gjirokastrës dhe Libohovës. Aktualisht shfaqen probleme për furnizimin me ujë në fshatin Humelicë, Gjirokastër dhe fshatin Stegopul, Libohovë.

Vërshimi i ujërave ka dëmtuar tubacionet e furnizmit dhe depot e shpërndarjes në këto fshatra. Stafet teknike po punojnë për riparimin e ujësjellsave dhe rikthimin e furnizimit me ujë për banorët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026