Deti me Greqinë, Meta kritika Ramës: S’ka pasur transparencë dhe as bashkëpunim serioz
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Sarandës ka komentuar çështjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai tha se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen sipas normave të diktuara nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe atyre ndërkombëtare.
“Nuk kam asnjë arsye të veçante përse të bëj komente të e veçanta nga Saranda, por ju e dini se ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetueses të kërkuar nga opozita e asaj kohe dhe kryetari i asaj kohë, që sot është dhe kryeministër z. Rama dhe unë kam qenë gjithmonë për zgjidhjen kushtetuese, për zgjidhje sipas normave ndërkombëtare”, tha ai.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes së detit, ndërsa u shpreh se nuk ka treguar transparencë dhe bashkëpunim serioz.
“Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform kushtetutës, por për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur transparencë dhe as bashkëpunim serioz, siç e meriton një çështje kaq e madhe. Kjo është një çështje që zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe duhet zgjidhur në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe t’i shërbejë miqësisë mes të dyja vendeve”, shtoi Meta.
Shqipëria dhe Greqia janë pajtuar mes tyre që t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare për të zgjidhur pretendimet mbi kufirin detar.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta