Presidenti Meta përmend referendumin: Koha për të rivendosur demokracinë
Kreu i shtetit, Ilir Meta tha se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do jenë referendum i popullit për të rivendosur demokracinë dhe rendin kushtetuese në Shqipëri.
“Nuk do të ketë klimë të rënduar pas 25 prillit, por do të ketë klimë të përmirësuar pas 25 prillit, pas asaj dite, që unë e vlerësoj si një referendum i popullit shqiptar për të rivendosur demokracinë, për të rivendosur rendin kushtetues që është tronditur shumë rëndë në këto vite”, u shpreh Meta gjatë një komunikimi me gazetarët në Sarandë.
Ai tha se asnjë subjekt politik nuk do guxojë të ushtrojë presion mbi sjelljen dhe bindjen e elektoratit më 25 prill.
“Askush nuk do guxojë të prekë votën e një qytetari të Sarandës apo të Shqipërisë. U bëj thirrje të gjithëve që të votojnë kundër çdo force politike, e cila u bën presion qytetarëve me vendin e punës apo bukën e gojës dhe t’i ndëshkojnë tek kutia e votimit”, tha Meta.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta