Mbyllet në takime me DEA-n vizita e prokurorëve të SPAK në SHBA, ambasada jep detaje
Zyrtarë të Lartë të Prokurorisë së Posaçme, së bashku me ekipin e OPDAT-it në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, përmbyllën vizitën e tyre disa ditore në SHBA.
Lajmi u bë publik nga ambasada amerikane në Tiranë e cila zbardhi dhe disa nga takimet e fundit e prokurorëve të SPAK.
Teksa ka shpërndarë disa foto nga takimet, ambasada bën me dije se kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani dhe prokurorët që e shoqëronin u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Sëartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nepheë.
Gjithashtu takime pati dhe me dreejtuesit e DEA-S.
Kujtojmë se gjatë vizitës së punës ekipi i prokurorëve zhvilloi takime dhe në Departamentin e Drejtësisë, por dhe me drejtuesit e FBI.
“Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Sëartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nepheë. Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA)”, njofton ambasada.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta




