Panik në aeroportin e Hamburgut, një person i armatosur çan gardhin mbrojtës

5 Nëntor 2023 | 09:54

Aeroporti në Hamburg në veri të Gjermanisë u mbyll për pasagjerët dhe fluturimet u anuluan pasi një automjet depërtoi një gardh mbrojtës, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Policia Federale tha se personi  i armatosur kaloi automjetin e tij përmes portës dhe qëlloi dy herë në ajër. Sipas zëdhënësit të policisë Thomas Gilbert, ai hodhi dy kokteje molotov nga makina dhe qëlloi disa të shtëna nga makina.

Policia tha gjithashtu se gruaja e burrit i kishte kontaktuar më parë për rrëmbimin e mundshëm të fëmijës, raporton ABC News.

Disa media lokale gjermane raportuan se burri kishte dy fëmijë në makinë, por policia deri më tani ka konfirmuar se ishte vetëm një.

Gilpert tha për dpa se një numër i madh i oficerëve të policisë shtetërore dhe federale ishin në vendngjarje dhe pranë automjetit.

Siç raporton Index.hr, me shumë gjasa bëhet fjalë për një mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijës, tha një zëdhënëse e policisë për t-online. Dyshohet se burri ka rrëmbyer fëmijën e tij katër vjeçar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026