Pamjet e aksidentit te Kryeministria, çifti i të rinjve goditet nga mjeti në trotuar
Euronews Albania ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e të dielës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë. Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar një çift të rinjsh.
Siç shihet dhe nga pamjet dy të rinjtë po kalonin në trotuar, kur në një moment ata goditen nga një makinë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Djali shihet teksa goditet nga mjeti, por fatmirësisht ringrihet në këmbë pa dëmtime. Sakaq goca nuk është kapur nga pamjet, por ajo ndodhej në vendin ku rrezja e goditjes ishte më e madhe duke i shkaktuar lëndime të shumta.
E reja ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Jorgaq Thengjilli, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor sipas nenit 290 të Kodit Penal.
Thëngjilli është personi që shihet në video teksa shtrihet në trotuar duke vendosur duart mbi kokë, pas aksidentit.
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)