Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare, rrezikon gjobën 250 mln dollarë
Donald Trump të hënën arriti në gjykatën në Nju Jork, për të dhënë dëshmi në rastin civil për mashtrime financiare, që mund të dëmtojë perandorinë e tij biznesore për prona të paluajtshme të cilin e ndërtoi para se të futej në politikë.
Duke hyrë në gjykatë, Trump deklaroi për gazetarët se ky rast gjyqësor është i motivuar politikisht dhe është një “gjueti shtrigash”.
Ish-presidenti amerikan, sikurse edhe dy djemtë e tij që dëshmuan javën e kaluar, pritet të përballet me pyetje lidhur me praktikat e diskutueshme të kontabilitetit, që një gjykatës veçse ka thënë se kanë qenë mashtruese.
Avokatët e shtetit të Nju Jorkut kanë argumentuar se ato metoda i kanë mundësuar atij që të përfitonte kushte më të mira financimi, duke bërë që të rritej vlera e fushatave të tij të golfit, të ndërtesave të banuara dhe aseteve të tjera, në një kohë kur shumë huadhënës kishin refuzuar që të bashkëpunonin me të. Ata kanë thënë se aktivitete të tilla i kanë mundësuar Trumpit që të fitojë 100 milionë dollarë dhe të bëjë që pasuria e përgjithshme e tij të arrijë në 2 miliardë.
Trump ka mohuar çdo akuzë.
Për dallim nga katër rastet e tjera penale me të cilat përballet kandidati për president i SHBA-së, ky rast nuk kërcënon që ai të burgoset, teksa ai po bën fushatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Por, Trump e ka shfrytëzuar këtë përvojë, duke e përdorur për të fituar më shumë donacione për fushatën e tij zgjedhore dhe duke argumentuar se ai po shënjestrohet për shkak të qëndrimeve të tij politike.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, po kërkon që Trumpi të gjobitet me 250 milionë dollarë dhe të vendosen kufizime ndaj tij dhe djemve të tij, Eric dhe Donald Jr, që mund të pamundësojnë që ata të bëjnë biznes në Nju Jork.
Gjykatësi Arthur Engoron veçse ka anuluar certifikatat e biznesit për kompanitë dhe për një pjesë të madhe të biznesit të tij, edhe pse ky urdhër i gjykatës është apeluar.
Deri më tani, dëshmitë e paraqitura në gjykim kanë shfaqur se si zyrtarët e kompanisë, përfshirë dy djemtë e Trumpit, ishin të përfshirë në përpjekjet për të manipuluar vlerën e aseteve sikurse prona në Mar-a-Lago në Florida.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut