Petkoviç: Kosova ka refuzuar ftesën për dialog mes kryenegociatorëve
Kryenegociatiori i Serbisë në dialog me Kosovën, Petar Petkoviç tha se Kosova e ka refuzuar ftesën për dialog ndërmjet negociatorëve kryesorë në nivel teknik, i cili sipas tij duhej të mbahej nesër në Bruksel.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha gjithashtu se një raund i ri i dialogut është dashur të mbahet në Bruksel më 6 ose 7 nëntor, por se pala kosovare nuk ka pranuar.
Petkoviç tha se më 30 tetor, i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, i dërgoi një email Prishtinës dhe Beogradit për një raund të ri të dialogut që duhej të zhvillohej nesër, më 7 nëntor.
“Beogradi i është përgjigjur menjëherë asaj ftese me email më 2 nëntor dhe po ashtu ka deklaruar se delegacioni ynë do të vijë në Bruksel për bisedime. Mirëpo, Prishtina dhe negociatori i saj Besnik Bislimi thjesht e refuzuan atë ftesë, prandaj më 3 nëntor u njoftuam nga BE-ja se takimi i nesërm në Bruksel thjesht u anulua”, tha Petkoviç për Tanjug.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazetari nga Kosova: Më tërhoqën zvarrë në protestë, policët nuk më ndihmuan
- Kampioni nga Kosova: 23 vite që ngre pesha, ngrija thasët me miell kur isha 13-vjeç
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:05 Zelenskyy paralajmëron sulm “masiv” rus brenda 48 orëve, teksa përgatitet të takohet me Trump
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente