Lajçak takime në Prishtinë për draftin e Asocacionit: U pajtuam për hapat e ardhshëm

7 Nëntor 2023 | 09:49

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se ka nje dakordësi me autoritetet në Kosovë për hapat e ardhshëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por pa dhënë hollësi se për çfarë hapash bëhet fjalë.

Ai i bëri këto komente në rrjetet sociale pas një takimi në Prishtinë me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, në ditën e parë të vizitës në Kosovë.

“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të diskutuar në vazhdën e takimit të fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne u pajtuam edhe për hapat e ardhshëm”, shkroi ai.

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate tha se është “e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë” dhe se temë e diskutime në mes të kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian Miroslav Lajçak, ishin “të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog Mirosllav Lajçak, takonsot  liderët e partive opozitare. Takimi është paraparë të mbahet nga ora 10:00 në ambientet e zyrës së BE-së në Prishtinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026