Mosrespektimi i masave anti-COVID-19 në zgjedhje, kryetarja e KQZ-së në Kosovë përgjigjet për Euronews Albania

14 Shkurt 2021 | 19:34

Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka u shpreh për Euronews Albania se nuk mund të thotë me saktësi, nëse në gjatë procesit të votimit janë respektuar të gjitha masat anti-COVID.

“Ne nuk mund të themi që janë përfillur 100% masat anti-COVID, por gjithsesi ne si KQZ kemi kryer obligimin tonë. Të gjitha qendrat e votimit kanë pasur dezinfektues, maska rezervë dhe nuk janë lejuar qytetarët që të hyjnë pa maska në qendrat e votimit”, u shpreh zonja Daka, teksa u pyet nga gazetari Jeton Musliu për masat anti-COVID.

“Duhet të kuptojnë që sot ka qenë një ditë shumë e ftohtë dhe qytetarët nuk kanë mundur të presin në grupe të madha jashtë qendrave të votimit, por kanë hyrë brenda në qendrat e votimit”, u shpreh ajo më tej, teksa theksoi se shpreson që të mos ketë pasoja në situatën e koronavirusit pas kësaj dite.

Lexoni gjithashtu:

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë, KQZ: Pjesëmarrja 46.98%

Exit Poll-et mbi zgjedhjet, Hajrullahu: VV-ja ka marrë vota nga partitë e tjera

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026