Luftimet në Gaza, shefi për të Drejtat në OKB-së niset për në Lindjen e Mesme
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, nis sot një vizitë pesë-ditore në Lindjen e Mesme.
Sipas burimeve për mediat e huaja, të cilat citojnë burime nga zyra e tij, ai do të vizitojë Kajron sot, kalimin Rafah nesër dhe kryeqytetin jordanez Aman të enjten.
Turk do të takohet me zyrtarë të ndryshëm për të diskutuar “shkeljet” e të drejtave të njeriut që po ndodhin në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
“Ka qenë një muaj i plotë i masakrës, vuajtjeve të pandërprera, gjakderdhjes, shkatërrimit, zemërimit dhe dëshpërimit,” tha ai në një deklaratë.
“Shkeljet e të drejtave të njeriut janë në themel të këtij përshkallëzimi të luftës dhe të drejtat e njeriut luajnë një rol qendror në gjetjen e një rrugëdaljeje nga kjo vorbull dhimbjeje”, shtoi ai.
Ditët e fundit në shumë vende anembanë botës ka pasur protesta në mbështetje të Palestinës, pasi pretendohet se po goditet popullsia civile.
Kujtojmë se prej disa ditësh, pas sulmeve të Hamas, Izraeli ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në Gaza. Si pasojë e përplasjes, mijëra palestinezë dhe izraelitë kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje