Qytetarja “përplaset” me Berishën teksa fliste para Kuvendit
Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me një incident teksa fliste me mediat para kryesisë së Kuvendit.
Një qytetare i është afruar dhe ka ndërprerë fjalën e tij duke i kërkuar llogari për marrëveshjen e vitit 2008.
“Zoti Berisha, nuk e dimë kush na përfaqëson ne në Parlament, kemi halle, në TV shohim vetëm ty dhe Edi Ramën, këtu ka shkelje ligjore, nuk dimë ku të drejtohemi. I kam shkruan presidentit s’më përgjigjet”, tha qytetarja.
“Unë nuk jam presidenti, jam Sali Berisha, jam i gatshëm të shqyrtoj problemin tënd sipas mundësive të mia”, u përgjigj ish-kryeministri.
“Ju keni qenë deputet, keni firmosur marrëveshjen në 2008 me Ramën”, tha ajo
“Unë mendova se kishe ndonjë hall personal, këto shko zgjidhi me Ramën ose futu në ndonjë parti”, u përgjigje Berisha.
“Si do zgjidhet”? – iu qytetarja Berishës teksa e ka ndjekur kur ai shkonte drejt makinës.
“Do bëhet, prandaj kemi filluar qëndresën”, – u përgjigj Berisha.
“Po çfarë qëndrese? Kjo s’është qëndresa”, – vijoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta