Fatbardh Kadilli: Berisha thërrmoi Partinë Demokratike
Ish-deputeti, Fatbardh Kadilli ishte këtë të hënë i ftuar për një intervistë në Euronews Albania ku ka komentuar lëvizjet e fundit të opozitës.
Ai tha se për fat të keq Sali Berisha e ka lidhur ngushtësisht emrin e tij me emrin e partisë demokratike dhe fatin e tij personal me fatin e partisë.
Sipas Kadillit ka qenë pikërisht Berisha shkak i copëtimit të Partisë Demokratike, ndërsa në këtë mes, ai tha se kryetari i Partisë Pemokratike të njohur si partia zyrtare do duhej të kishte një qëndrim më të qartë e jo “të flejë gjumë”
“Mënyra se si Basha po vazhdon të drejtojë partinë zyrtare, nuk i bën nder as atij vetë personalisht dhe as opozitës. Opozita sot ka nevojë për qëndrime të qarta, jo qëndrime sterile si ambasador. Ne kemi nevojë të dimë, partia demokratike ku qëndron, t’i dalë zot atyre komisioneve që ka kërkuar.
E dyta në momente të rëndësishme, kur një pjesë e partisë apo opozitës refuzon t’i bindet institucionalizimit, refuzon vendimin e gjykatës dhe të prokurorisë dhe shprehet se jam unë që interpretoj kushtetutën, unë si opozitar kam detyrimin dhe them jo, kushtetutën e interpreton në këtë shtet Gjykata Kushtetuese.
Ku është Lulzim Basha? Fle gjumë. Me vjen keq që e përdor këtë term, por pres nga çdo politikan të shprehë qartë e mbështet apo jo reformën në drejtësi”,-tha Fatbardhi Kadilli.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:52 Presidenti bjellorus fal 32 të dënuar, 28 prej të cilëve u burgosën për ekstremizëm
- 15:42 Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA-në varet nga pesë kërkesa kryesore
- 15:35 Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
- 15:34 Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit
- 15:28 Rama ndan videon, i mëson një roboti në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)