Zbardhet shkresa që Kuvendi i dërgoi Gardës: Të mos lejohen deputetët e përjashtuar

6 Nëntor 2023 | 15:29

Përmes një shkrese dërguar Gardës, Kuvendi kërkon që të mos lejohen të marrin pjesën në aktivitetet parlamentare në kryesinë e Kuvendit deputetët e PD për të cilët është marrë masë disiplinore nga komisioni i etikës.

Konkretisht Kuvendi kërkon që deputetët demokratë Bardhi, Nallbani, Noka, Paloka, Vokshi Korreshi të mos lejohen në kryesinë e Kuvendit deri në përfundim të afatit të njoftuar.

PD ka reaguar lidhur me shkresën e Kuvendit për gardën dhe moslejimin e deputetëve të PD në ambientet e Kuvendit.

“Kryetarja e Kuvendit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shkelën ligjin dhe rregulloren. Uzurpuan kompetenca që nuk i kanë. Vendimi i komisionit të etikës thotë: vetëm për komisionet dhe seancat plenare”, thuhet në reagim.

Paraditja e sotme në Kryesinë e Kuvendit është shoqëruar me tensione pasi deputetët e opozitës nuk u lejuan që të futen në zyrat e Kryesisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026