Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe

1 Korrik 2026 | 17:42

Infarkti i miokardit nuk po kursen as të rinjtë. Mjekët kardiolog thonë se vitet e fundit, ato po hasen gjithmonë e më shpesh edhe tek personat nën 40 vjec, dhe shkaqet janë të shumta.

“Ka një sërë faktorësh rreziku që lidhen qoftë me stilin e jetës, qoftë me mënyrën e të ushqyerit. Pra, lidhur drejtpërdrejt me sëmundjet e hipertensionit, të diabetit, të yndyrnave të larta në gjak, plus stresi apo faktorë të tjerë psikologjikë që ndikojnë tek pacientët qoftë edhe në mosha të reja, në shfaqjen e hershme të infarktit të miokardit.

Incidenca ka qenë e rritur kryesisht në moshat mbi 40 vjeç, por jo se nuk kemi pasur dhe raste në mosha më të reja, qoftë edhe 35 vjeç”, tha kardiologu, Leonard Simoni.

Apeli i kardiologëve është që cdo person, mbi 35 vjec të kryej të paktën 1 herë në vit kontrrollin e zemrës, për të parandaluar cdo fatalitetet.

Vera dhe temperaturat e larta mund të ndikojnë zemrën kryesisht tek të moshuarit dhe të sëmurët kronik ndaj mjekët rekomandojnë një stil jetese të shëndetëshëm, aktivitet fizik  dhe kontrrolle periodike për një shëndet të mirë të zemrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës

Megjithëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht në Vlorë, në plazhet e qytetit vijojnë të mungojnë vrojtuesit e plazhit. Kjo situatë ka rritur shqetësimin e pushuesve,...
17:48 | 01/07/2026

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve

Temperaturat e larta në vendin tonë, të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë sjellë ndryshime në funksionimin e disa...
17:48 | 01/07/2026