Një muaj luftë Izrael-Hamas, 4 mijë fëmijë të vrarë
“Askund nuk jemi të sigurt”. Është kjo thirrja e dëshpërimit të njerëzve në Gaza që përpiqen të çojnë të lënduarit në spital.
Një muaj nga sulmi i Hamasit në fshatrat izraelite, që vrau 1.400 persona, përgjigjja e Izraelit ka rrafshuar shumicën e Rripit të Gazës – ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila shton se 10 mijë persona kanë vdekur, përfshirë 4 mijë fëmijë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka përsëritur thirrjen për armëpushim.
“Gaza po kthehet në një varrezë fëmijësh. Disa qindra vajza dhe djem po vriten dhe po lëndohen çdo ditë. Më shumë gazetarë janë vrarë në këto 4 javë sesa në një tjetër konflikt në të paktën tre dekadat e fundit. Gjithashtu janë vrarë më shumë punonjës të OKB-së në këtë periudhë sesa në gjithë në historinë e organizatës sonë”, deklaroi Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.
Forcat izraelite kanë intensifikuar fushatën me pretendimin se po godasin infrastrukturën e Hamasit, duke minimizuar vdekjet e civilëve.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri Netanyahu po diskutojnë mundësinë e ndërprerjeve taktike të sulmeve për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza, por shteti hebre ka deklaruar se nuk do të ketë armëpushim pa u liruar rreth 200 pengjet e rrëmbyer nga Hamas.
Rreth 80 persona me nënshtetësi të dyfishtë kaluan nga Gaza në Egjipt përmes kalimit të Rafahut, pasi evakuimet u ndërprenë për 2 ditë, pasi një ambulancë u godit nga një sulm izraelit ditën e premte.
Militantët në Liban kanë deklaruar se kanë qëlluar 16 raketa ndaj Izraelit; ndërsa në Jemen, rebelët Huthi të mbështetur nga Irani kanë kryer sulme me dronë.
Ndërkohë, foto të pengjeve të Hamasit janë projektuar në muret e qytetit të vjetër të Jerusalemit. Mbi 200 izraelitë u morën peng gjatë sulmit ndërkufitar që i dha jetë këtij konflikti dhe vetëm 5 prej tyre janë liruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.