Shqipëria e mbuluar nga bora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse të vendit

15 Shkurt 2021 | 07:32

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta që kanë shoqëruar vendin në 48 orët e fundit kanë shkaktuar jo pak problem në qarkullimin e automjeteve në disa akse të vendit.

Segmenti Milot-Lezhë vijon të jetë problematik për shkak të ngricës së krijuar në rrugë. Tepër problematike paraqitet situata edhe në aksin Qafe-Thanë-Doganë, ku reshjet e dëborës vijojnë ende duke shkaktuar vonesa dhe radhë të qytetarëve që po kalonin në shtetin fqinj.

Në këtë segment është punuar gjatë gjithë natës për të hapur rrugën ku është bërë i mundur hapja e një korsie e cila është e kalueshme vetëm nga mjetet e mëdha ose fuoristradat.

Ndonëse autoriteti rrugor ka informuar se pjesa më e madhe akseve në vend janë të kalueshme vështirësi në lëvizje është hasur në disa qytete të rajonit verior dhe atë qendror.

Autoritetet i kane bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të reduktojnë shpejtësinë e të lëvizin vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërkaq, nisur nga situata e krijuar në terren janë angazhuar dhe forcat e armatosura dhe policia e shtetit duke asistuar në pastrimin e disa akseve ku është konstatuar vështirësi në lëvizje. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026