“Fshatarët e Gjadrit të rrezikuar”, eksperti: 36 mijë afrikanë të pakontrollueshëm
Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi tha në “Now me Erla Mëhillin” se sjellja e emigrantëve afrikanë në Shqipëri, mund të sjellë probleme të ndryshme.
Duke analizuar marrëveshjen e nënshkruar ditën e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe Giorgia Melonit për emigrantët, Muzhaqi tha se në mesin e këtyre emigrantëve do të ketë edhe kontigjentë të krimeve.
Ai tha se ata kanë lënë vendin e tyre, duke paguar me shumë lekë krimin e organizuar, për të ikur në një vend më të hapur dhe mbyllja në një kamp në Shqipëri, nuk do jetë e pranueshme për ta. Ai listoi më tej një sërë problemesh që mund të shkaktojë ardhja e tyre në Shqipëri.
“Siguria jonë cenohet. Konfliktin në Afrikë nuk e kemi shkaktuar ne dhe nuk kemi pse ta zgjidhim ne. Mes njerëzve që ikin nga Afrika dhe marrin, ka nga ata që ikin për një jetë më të mirë te kushërinjtë e tyre në Europë, por mes tyre ka edhe njerëz që kanë ikur për arsye të krimeve. Për vetë natyrën e njerëzve që kanë ikur nga një lloj mbyllje në vendin e vetë që të hapen, e ti do t’i mbyllësh akoma më tepër këtu, ata patjetër do kërkojnë rrugë hapje.
Do dalin nga kampi, do përpiqen të korruptojnë në radhë të parë personel të shtetit, do përpiqen të lidhen me trafikantët e njerëzve për dokumente. Në radhë të tretë do përpiqen të dalin nga rutina e kampit, e do dalin jashtë, në një zonë nga më turistiket, ku ka edhe zona të rëndësisë strategjike, siç është porti i Shëngjinit.
Gjadri është aeroport ushtarak, kjo është pika e dytë strategjike që cenohet. Më pas dalim te turizmi dhe te banorët aty që do ballafaqohen me një kontingjent jo turistik, që ka ikur nga vendi i tyre dhe që është e pritshme që problemet e tyre t’i reflektojnë edhe te këta banorë”,-tha eksperti i sigurisë”,- tha eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta