Qori: As shqiptarët s’duan të rrinë këtu, jo më afrikanët. Të kundërshtohet Rama
Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë-Itali, ku tha se BE do e tolerojë mungesën e demokracisë në Shqipëri.
Në një intervistë për Euronews Albania, tha se në vendin tonë nuk po rrinë as shqiptarët e jo më afrikanët.
Gjithashtu shpjegoi skemën se si do të mbërrijnë afrikanët në vendin tonë.
“BE do ta tolerojë mungesën e demokracisë në Shqipëri, pikërisht që ne të mbajmë refugjatë. Nga ana tjetër rrugëtimi i Shqipërisë në BE ka ngecur dhe mesa duket Rama kërkon një korsi preferenciale që ne të afrohemi me BE, por jo se e meritojmë. Ky njeriu niset nga Afrika dhe paguan deri në 10 mijë euro, për të ardhur në Evropë. Pasi të vij në Itali do vij në Shëngjin që ëhtëporti më i afërt. Ai do të vij në një vend që ka shumë ngjashmëri me vendin që është nisur, në një vend që njerëzit arratisen nga vendi i tyre. Çdo bëjë ky njeri këtu?”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve