“Rusia kërkon luftë në rajon”, oficerët e inteligjencës amerikane: Ndaloni Putinin!
Incidentet e fundit “alarmante” në Ballkan janë dëshmi e kërcënimeve në rritje të rusëve në rajon – dhe aftësisë së Vladimir Putinit për të provokuar potencialisht një tjetër front në Evropë, thonë ekspertët.
Duke shkruar në revistën “Foreign Affairs”, oficeri i inteligjencës amerikane, David Shedd dhe Ivana Stradner, thonë se Perëndimi duhet të parandalojë presidentin rus që të ndezë konfliktin e gjatë midis Kosovës dhe Serbisë.
Në muajin shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dëshmitar të grumbullimit “të paprecedentë” të trupave serbe në kufirin e Kosovës mes tensioneve në rritje në rajon – një lëvizje që Shedd dhe Stradner e cilësojnë një “zhvillim alarmues”.
Kjo pasoi një përleshje midis 30 serbëve etnikë të armatosur rëndë dhe një patrulle policie në Kosovë, e cila la të vdekur katër persona,
Ka “shumë indikacione se këto incidente shkojnë përtej tensioneve të njohura që vazhduan në vitet e kaluara. Këto incidente tregojnë gjithashtu kërcënimin në rritje që Rusia, partneri i Serbisë, po paraqet për rajonin”, thuhet në artikull.
Rritja e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës – e cila shpalli pavarësinë në 2008 – “stresojnë burimet e NATO-s dhe minon fuqinë e SHBA-së në Evropë” – diçka që Putini do ta konsideronte si të favorshme për Rusinë;
Një luftë tjetër në Evropë do të thotë se Perëndimi do të ketë më pak fuqi për ta ndihmuar Ukrainën.
Një konflikt në zgjerim dhe për rrjedhojë një tjetër shpërqendrim nga qëllimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë do të ishte një “dhuratë edhe më e madhe për Putinin”;
Putin dëshiron “ta kthejë Moskën në negociatorin e vetëm të besueshëm të konfliktit të Ballkanit – duke i dhënë Kremlinit levë mbi fuqitë perëndimore”;
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç – i cili ka thelluar lidhjet me Rusinë që nga fillimi i luftës – gjithashtu “përfiton politikisht nga kaosi në Ballkan, i cili e ndihmon atë të justifikojë rëndësinë e tij politike dhe të ketë gjithçka nën kontroll”;
Vuçiç ka nevojë për ndihmën e Putinit për të pasur sukses – vendi i tij përfiton nga energjia e lirë ruse ndërsa Beogradi dhe Moska gjithashtu kanë “forcuar bashkëpunimin e tyre ushtarako-teknik”;
Rusia ka nxitur tensionet midis Serbisë dhe Kosovës duke vendosur billborde me deklarata solidariteti me Serbinë dhe duke shpërndarë propagandën serbe në mediat e saja;
Putin argumenton pa bazë se aneksimi i territoreve të Ukrainës justifikohet me pavarësinë e Kosovës;
Perëndimi duhet të ndalojë së “ledhatuari” Vuçiçin dhe NATO duhet të “krijojë një koalicion, në krye me Shtetet e Bashkuara, që mund të bëjë presion me sukses ndaj Beogradit dhe Moskës për të ndalur promovimin e jostabilitetit politik”.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi