Luftimet në Gaza/ Forcat izraelite: Kemi vrarë një “krijues” të armëve të Hamasit

8 Nëntor 2023 | 10:51

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pretendojnë se kanë vrarë një “krijues të lartë të armëve të Hamasit”.

Sipas mediave të huaja, lajmi është bërë i ditur në përditësimin e mëngjesit të sotëm të zhvillimeve të luftës.

“Bazuar në inteligjencën ISA dhe IDF, një avion luftarak IDF vrau Mohsen Abu Zina, kreun e armëve dhe industrive të Hamasit”, thuhet në një deklaratë.

Po ashtu në njoftim thuhej se se Mohsen Abu Zina shërbeu si një nga “zhvilluesit kryesorë të armëve” të Hamasit dhe “ishte një ekspert në zhvillimin e armëve strategjike dhe raketave të përdorura nga Hamasi”.

Megjithatë ky raportim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

IDF tha se trupat e saj drejtuan gjithashtu aeroplanët drejt dy “qelizave” të Hamasit që po përpiqeshin të gjuanin me armë antitank dhe raketa ndaj tyre, ku mbetën të vdekur disa luftëtarë.

Kujtojmë se me mijëra persona kanë humbur jetën në Palestinë dhe Izrael gjatë luftimeve të ditëve të fundit në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026