“NATO të bëhet gati për bombardimin e Dodik”! Çfarë paralajmëron politikani austriak

8 Nëntor 2023 | 11:27

Gunhter Fehlinger, një ekonomist austriak dhe lobist i BE-së dhe NATO-s, jep rregullisht komente  mbi ngjarjet në Evropë dhe në botë dhe një temë e shpeshtë e diskutimeve të tij janë ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon.

Fellinger iu referua edhe situatës së fundit pasi presidenti i RS-së Milorad Dodik bëri sërish thirrje për shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës dhe shpalli bashkimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

“Në rast lufte, ne duhet të bombardojmë Banja Lukën dhe të rrënojmë ndërtesën e re të Qeverisë së Milorad Dodik brenda dy orëve pasi ai të nisë luftën e tij për shkëputje. Kjo është mënyra e vetme për të folur me Dodikun dhe për ta penguar atë të nisë luftën e tij ballkanike”, – shkruan Fellinger në një postim në rrjetet sociale.

Më herët, Fellinger i bëri thirrje NATO-s që të paralajmërojë seriozisht Milorad Dodik.

“Nëse Milorad Dodik fillon një luftë për shkëputjen e Bosnjës, të cilën Putin dëshiron ta marrë tashmë këtë dimër, unë do të thërras Marinën e SHBA për të bombarduar ndërtesën tuaj të qeverisë brenda pak minutash. Ky është vendndodhja e objektivit. Dhe unë po i kërkoj Marinës amerikane të veprojë shpejt”, – shprehet Fellinger.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026