Shtyhet seanca për kërkesën e Berishës dhe Malltezit, avokati zbardh arsyen

8 Nëntor 2023 | 11:56

Avokati Genc Gjokutaj ka bërë me dije se seanca për Sali Berishën dhe Arbër Malltezin është shtyrë në orën 15:30.

Ai tha se kanë bërë një kërkesë paraprake për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, kanë depozituar kërkesën dhe është vijuar me kërkimin e avokatëve pra uljen e fuqisë së masës së sigurimit.

“Janë bërë prapësimet e prokurorit dhe këtu është ndërprerë seanca për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim dhe për të na dhënë një kopje të akteve të prokurorisë në lidhje me objektet e kërkimit,” – u shpreh Gjokutaj.

Avokati theksoi se Irena Gjoka është e detyruar të heqë dorë duke kujtuar kështu vitin 1996 ku Berisha në cilësinë e Presidentit të Republikës dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e ka shkarkuar nga detyra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026