Avokatët e Berishës braktisin gjyqin, Gjokutaj zbardh përplasjen në sallë

25 Tetor 2023 | 16:21

Avokati Genc Gjokutauj doli në një deklaratë për mediat ku shpjegoi se përse ai dhe avokati tjetër i ish-kryeministrit  Berisha, vendosën të braktisin seancën.

Sipas tij, gjykata shkeli kushtetutën dhe ligjin. Sipast  tij në kundërshtim me ligjin GJKKO nuk e pranoi kërkesën e tyre për dërgimin në gjykatën kushtetuese të çështjes.

“Sot kemi bërë kërkesë të hapet procesverbali audio dhe procesverbalin gjyqësor si pjesë e provave. Po kështu kemi kërkuar që gjykata të vendosë të na japë një kopje të akteve në mënyrë elektronike ose të shkruar, gjë të cilën gjykata pretendon se e ka vendosur dje, por megjithatë pa u njohur me aktet merr vendim të vazhdojë seancën.

Kemi kërkuar që gjykata të marrë iniciativë e t’i dërgojë Gjykatës Kushtetuese për interpretim çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë që interpreton dhe akuza që justifikon, mosdërgimin e kërkesës së caktimit të masës së sigurimit për masat që janë marrë. Gjykata duke qenë në dijeni të kërkesës për përjashtim, ku despozita nuk e lejon as të japë e as të marrë vendim, mori vendim duke e rrëzuar këtë kërkesë tonën, ndaj ne u larguam nga gjykimi”,-tha avokati Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026