Berisha nuk paraqitet në GJKKO, dërgon avokatët/ Ç’pritet të ndodhë në seancë
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur në GJKKO as në seancën e ditës së sotme. Në këtë seancë ai do të paraqitet nga dy avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, zbuloi më shumë detaje rreth asaj që pritet të ndodh gjatë seancës së sotme në GJKKO.
“Prej orës 14:30 ka nisur seanca me duar të mbyllura për shkak të sekretit hetimor ku u paraqitën dy avokatët e zotit Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. gjatë një komunikimi që patëm me ta pa praninë e kamerave ata pohuan se vijojnë t’u qëndrojnë kërkesave të parashtruara ditën e djeshme për përjashtimin nga kjo çështje e gjyqtares Irena Gjoka por edhe për dërgimin e kësaj të fundit në SPAK për shpërdorim detyre, ata thanë gjithashtu se do të bëjnë edhe kërkesa të tjera gjatë kësaj seancë, por ato do bëhen me dije pasi të përfundojë kjo seancë.
Nga ana tjetër nuk dihet se kush ka qenë qëndrimi i prokurorëve të SPAK të cilët janë të pranishëm në seanca Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, ndërkohë që gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka marrë edhe në mungesë vendimin ndaj ish kryeministrit Berisha qoftë për masën e ndalimit për daljen jashtë vendit dhe atë të detyrimit të paraqitjes.
Seanca duket se do të marrë kohë. Avokatët ditën e djeshme kërkuan kohë dhe janë njohur ditën e djeshme dhe të sotme me plot 51 fashikuj të prokurorisë së posaçme të cilat janë grumbulluar gjatë hetimeve 3-vjeçare për këtë çështje. Mbetet për t’u parë vendimi i gjykatës”,-tha gazetari.
Kujtojmë se ish-kryeministri është person nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë