Gazetarja tregon takimin me vajzën e droguar dhe përdhunuar: Pohonte vetëm me sy
Gazetarja Afrovita Hysenaj e cila u kërcënua nga një televizion lokal në Vlorë, pas publikimit të lajmit të përdhunimit të një vajze nga 4 persona, ishte këtë të mërkurë e ftuar në Euronews Albania ku tha se ajo e kishte takuar personalisht vajzën.
Gazetarja tha se vajzën e kishte takuar në momentin kur ajo ishte në spital, sipas saj vajza ka qenë në një gjendje shumë të rëndë dhe e kishte të pamundur të komunikonte, pasi dukej të ishte e shokuar.
Megjithatë u shpreh gazetarja, vajzës edhe pse në atë gjendje i është marrë një dëshmi ku kjo e fundit deklaron se ka shkuar me dëshirë.
“Në datën 23, ditën që vajzës i është marrë dëshmia brenda ambienteve të spitalit ku ajo gjendej, unë e kam takuar vajzën personalisht. Lirshëm jam futur në ambientet e reanimacionit dhe jam munduar të komunikoj me vajzën.
Ishte e pamundur të flitej me vajzën, ajo nuk reagonte, nuk fliste, tundte vetëm kokën dhe konfirmonte me sy dhe shikonte e çorientuar, e çoroditur, e shokuar dhe nuk e di se si në atë gjendje kësaj vajze, i ishte marrë deklarata dhe kjo vajzë paska deklaruar se ka shkuar me dëshirë. Vajza është rikthyer në spital për t’ju nënshtruar ekspertizës, nuk e di pse nuk ka ndodhur ekspertiza më parë, por shpresoj të dalë e vërteta.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë