PD: Buxheti 2024, buxheti i shkatërrimit dhe denigrimit të arsimit
Partia Demokratike denoncoi projekt-buxhet e vitit 2014 për ulje drastike të shifrave të financimit në sektorin e arsimit.
Deputetja dhe anëtarja e kryesisë së PD, Eralda Tase Bano tha në një deklaratë për mediat në vitin 2024, në tërësi sektori i arsimit do të shkoj vetëm 2.3% të GDP
“Shifrat e financimit në arsimin e lartë, mbështetja për studentët, pedagogët dhe kërkuesit shkencor ka qenë në nivele mjaft të ulëta. Ne jemi vendi më i varfër me koston më të lartë të studimeve në fushën e Mjekësisë që ka ndonjë universitet publik në Evropë. Po ju sjellim vetëm dy shembuj: Në Universitetin e Mynihut tarifa vjetore është 250 euro, ndërsa në Francë vetëm 128 euro. Në këtë buxhet nuk na thuhet sesa do të jetë paketa mbështetëse e pretenduar për studentët e Mjekësisë dhe të programeve prioritare. Nuk na thuhet përse u ndryshuan rregullat për dhënien e pagës bazë për studentët e sipërpërmendur? Nuk na thuhet në këtë buxhet sesa do të jetë rritja e pagave të pedagogëve? Nuk është pasqyruar në këtë buxhet, sesi do të bëhet kontrolli i plagjaturave i premtuar dhe programuar që në 2018, me “Paktin për Universitetin”, kur do të kemi së paku një kampus universitar, sa laboratorë e biblioteka do të jenë në shërbim të pedagogëve, studentëve dhe kërkuesve shkencor?” tha ajo.
Prandaj mund të themi me plotë gojën që, ky është buxheti i mjerimit, shkatërrimit dhe denigrimit të plotë arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, pasi qeveria kurrë nuk e ka patur dhe nuk e ka arsimin sektor prioritar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta