Situata e motit të keq, Ministria e Mbrojtjes informacion mbi zonat problematike

8 Nëntor 2023 | 13:57

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, kanë ndarë përmes një komunikate zyrtare informacione në lidhje me situatën e motit në vend.

Në komunikatë renditen disa nga zonat më problematike dhe veprimet e ndërmarra për normalizimin e situatës.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se të gjitha strukturat shtetërore ndodhen në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problematikave.

“Në Lezhë, në aksin rrugor Skuraj-Burrel, ka ndodhur renie masive e gurëve dhe bllokim i rrugës. Aktualisht, rrugët janë pastruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet në fshatin Shkopet.

Në Mirditë, uji nga perroi Zmeja ka dalë nga shtrati në disa vende, shkaktuar prezencë të ujit në oborrat e disa banesave. Aktualisht, niveli i ujit është stabilizuar pas ndërhyrjes së strukturave lokale të emergjencave civile.

Në Vlorë, ka pasur prezencë të ujit dhe inertesh në disa zona të vogla, por situata është në përmirësim dhe strukturat lokale të mbrojtjes civile po punojnë për normalizimin e plotë.

Në disa qytete të tjera si Kurbin, Kukës, Tropojë, Shkodër, Durrës dhe Sukth, janë raportuar disa vështirësi, por të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar qytetarët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile dhe strukturave të Mbrojtjes Civile në Prefektura dhe Bashki, ndjek në kohë reale situatën duke koordinuar dhe bashkërenduar strukturat operacionale të pushtetit vendor dhe qendror për menaxhimin e çdo emergjence të krijuar”, njofton Afgjencia e Mbrojtjes Civile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026