I ndaluar në SHBA, Ohajo voton për legalizimin e kanabisit jo-mjekësor
Votuesit e Ohajos nw SHBA kanë miratuar një masë për legalizimin e përdorimit të marijuanës rekreative për të rriturit. Kjo masw do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh.
Sipas mediave të huaja, masa u prezantua për herë të parë në vitin 2022, por u bllokua nga ligjvënësit republikanë, duke çuar nw një proces gjyqësor.
Të martën, Ohio u bë shteti i 24-të në SHBA që legalizon përdorimin e kanabisit jo-mjekësor.
“Marihuana nuk është më një çështje e diskutueshme,” tha Tom Haren, zëdhënës i “Koalicionit për të Rregulluar Marihuanën si Alkooli”.
Ligji i ri do t’i lejojë të rriturit mbi 21 vjeç të blejnë dhe posedojnë deri në 2.5 oz (70 g) kanabis dhe të rritin deri në gjashtë bimë marijuanë në shtëpi.
Blerësit do të paguajnë një taksë prej 10% të vendosur mbi shitjet që shkojnë kryesisht drejt shërbimeve të varësisë, komuniteteve me objekte kanabisi dhe barazisë sociale dhe programeve të punës.
Droga është e paligjshme në nivel federal, pavarësisht se një numër shtetesh amerikane kanë miratuar ligje që legalizojnë përdorimin e saj në një formë.
Kanabisi është i ligjshëm për përdorim rekreativ për të rritur në 23 shtete të tjera, duke përfshirë të gjitha shtetet e bregdetit perëndimor dhe në Uashington DC. Është e lejuar për përdorim mjekësor në 38 shtete.
Ligji i Ohajos është një statut i iniciuar nga qytetarët dhe jo një amendament kushtetues, që do të thotë se ligjvënësit e shtetit kanë fuqinë për të përshtatur me lehtësi apo edhe për ta shfuqizuar ligjin.
Kujtojmw se Ohio gjithashtu votoi të martën për të ndryshuar kushtetutën e shtetit në favor të të drejtave të abortit.
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng