Ndotja nga zjarri në Kurum/ Ambientalistët: Materialet e djegura kanceroze

8 Nëntor 2023 | 15:46

Zjarri që përfshiu ambjentet e jashtme të ish-metalurgjikut në Elbasan ku operon kompania turke “Kurum” shkaktoi ndotje të mjedisit, pasi lëndët që u dogjën ishin kontaminuese.

I gjithë qyteti i Elbasanit për afro 48 orë u mbulua nga reja e tymit që lëshonte zjarri i përmasave gjigande. Ambientalistët tregojnë se çfarë pasojash mund të ketë tek popullata djegia e materialeve të tilla.

“Ndotje e jashtëzakonshme! Kjo ndotjje mendoj unë ka rrezikshmëri sepse atje digjen bateritë, akumulatorë e gjëra të tilla. Bateritë janë elemente te rrezikshme sepse ato kanë në përbërje të tyre plumbi dhe elemente të tjera të rrezikshme që dëmtojnë lëkurën, mukozat, sytë, melçinë e zezë etj. Dhe kur vazhdojnë me ditë ato janë edhe kanceroze.”-tha Ahmet Mehmeti, ambientalist.

Eksperti i mjedisit ngre edhe shqetësimin e moszbatimit të ligjit me përpikmëri.

“Nuk zbatohen rregullat si duhen që ndodhin fenomene të tilla, sepse nuk është thjeshtë një fatkeqësi. Po shikohej atje jo vetëm kjo reja por edhe një oxhak e kësaj firme nxirrte tym të zi, domethënë nuk vendosen filtrat. Mirë kjo fatkeqësi po atje si mund të punohej duke i hedhur tymrat në atmosfere?! Duhet tu tërhiqet vëmendja që të punojnë, nga qeveria nga kush tjetër.  Ajo është shpëtimtarja jonë, ajo mbron shëndetin e njerëzve. Ajo duhet të bëhet e gjalle dhe të dalë në përkrahje të shëndetit të njerëzve”- shtoi Ahmeti.

Banorët që jetojnë pranë vendit ku ra zjarri shprehen të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve. Ata theksojnë se këto janë raste të përsëritura dhe askush nuk merr përgjegjësitë.

 “Kjo ka ndodhur shumë shpesh. Duhet te merren masa se ky vend është i ndotur.  Ngjarja mund të jetë aksidentale po ky popull është i helmuar. Organet e drejtësisë të marrin masat.”- u shpreh një burrë.

“Ndotjen e kemi gjithmonë por dje më keq. Fëmija nuk pranon të jetojë , shit shtëpinë të largohemi thotë. Institucionet nuk duhet të heshtin se ka të bëjë me shëndetin”-theksoi një grua.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ndotje të mjedisit ndaj kompanisë Kurum, ndërsa bashkia e Elbasanit u kërkon këtyre institucioneve të vënë para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj ndotje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026