Armë të ftohta dhe grushte mes adoleshentëve, nën hetim tre 16-vjeçarë

9 Nëntor 2023 | 11:12

Tre 16-vjeçarë janë nën hetim pasi njëri prej tyre është gjetur me një armë të ftohtë e cila është sekuestruar, ndërsa dy të tjerët kanë gjuajtur me grushte një 15-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier,  për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetë dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (përforcues grushti).

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 16-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 15-vjeçar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026