Marrëveshja për emigrantët, Balluku: S’është përfundimtare, do kalojë në Parlament

9 Nëntor 2023 | 12:00

Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se marrëveshja e firmosur me Italinë për emigrantët do të kalojë në parlament dhe nuk është në fazën përfundimtare.

Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE, Soreca për publikimin e progres-raportit të KE për Shqipërinë, Balluku u shpreh se marrëveshja e firmosur nga kryeministri Rama është ndërkombëtare dhe transparente.

“Marrëveshja e firmosur nga kryeministri në Romë ka kaluar në qeveri të gjithë procesin e parashikuar dhe do të shkojë në parlamentin shqiptar për t’u ratifikuar, nuk e ka përfunduar rrugëtimin e saj. Kryeministri ka bërë të qartë dhe askush nuk duhet të shqetësohet as për qëllimin dhe as kornizën juridike të saj pasi respekton të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin e palëve. Nëse do ishte një marrëveshje mes dy vendeve të BE do ishte gjithçka normale. por ne jemi në solidaritet me Italinë. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë që arrijnë deri në pikën që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve që do strehohen këtu. Ne jemi popull që e kemi vuajtur emigrimin dhe e dimë që do ishim në një situatë tjetër nëse nuk do të ishim shpëtuar nga Italia në vitet 90”, tha Balluku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026