Goditet mafia italo-amerikane, arrestohen 16 anëtarë të familjes mafioze Gambino
Gjashtëmbëdhjetë bosët dhe bashkëpunëtorët e dyshuar të familjes mafioze Gambino janë arrestuar në SHBA dhe Itali, njoftuan prokurorët amerikanë. Akuzat kundër tyre përfshijnë shantazh, zhvatje, hakmarrje ndaj dëshmitarëve, komplot dhe mashtrim, raporton BBC.
Dhjetë të dyshuar u arrestuan në zonën e Nju Jorkut dhe gjashtë u arrestuan nga autoritetet italiane në Palermo të Sicilisë. Një tjetër i dyshuar është aktualisht në arrati, tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Të arrestuarit në SHBA u sollën para një gjykate në Nju Jork.
Në aktakuzë, prokurorët përshkruan një skemë kërcënimi dhe sulmesh të dhunshme me qëllim përvetësimin e fondeve dhe mashtrimin e sindikatave dhe planeve të përfitimit të punonjësve. Kompanitë e heqjes së plehrave u vunë në shënjestër të mafiozëve.
Sipas aktakuzës, anëtarët e grupit kanë kërcënuar sipërmarrësit dhe kanë kërkuar që atyre t’u paguhet një shumë e caktuar për sigurimin e mbrojtjes. Ata akuzohen për shmangie të rregullave të sindikatave dhe manipulim të ofertave për kontratat fitimprurëse të prishjes, raporton BBC.
Ata u akuzuan gjithashtu për kanosje të dëshmitarëve, pastrim parash dhe shkelje të ligjit për armët e zjarrit.
Mes të arrestuarve janë “kapiteni” i dyshuar në familje, Joseph “Joe Brooklyn” Lani, “ushtari” i familjes Angelo “Fifi” Gradilone dhe bashkëpunëtori i mafies siciliane Francesco Vicari, i njohur edhe si “Xha Çiço”.
Familja Gambino është një nga pesë familjet e shquara mafioze të Nju Jorkut të njohura kolektivisht si Cosa Nostra.
Familja drejtohej nga John Gotti, deri në vdekjen e tij në burg në 2002, dhe më vonë nga Frank Cali, i cili u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Staten Island në mars 2019. Vdekja e tij ishte vrasja e parë në shënjestër e një bosi mafioz në Nju Jork që nga vdekja e shefit të atëhershëm të familjes Paul Castellano në 1985. Të pandehurit përballen me një dënim nga 20 deri në 180 vjet burg, sipas BBC.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni