Kapet duke vjedhur brenda banesës, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

9 Nëntor 2023 | 13:24

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Gramshit, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në ambientet e një banese në fshatin Bresnik.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një orë floriri dhe 4 varëse që ai i kishte vjedhur në këtë banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në fshatin Bresnik, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u kap në flagrancë brenda banesës, në fshatin Bresnik, shtetasi E. L. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një orë floriri dhe 4 varëse që ai i kishte vjedhur në këtë banesë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 19 vjeç, banues në fshatin Bresnik, për veprën penale “Vjedhja”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026