Fitorja bindëse e VV-së, Bytyçi: Epoka e Albin Kurtit ka filluar si një epokë kundër krimit

15 Shkurt 2021 | 20:07

Lektori i shkencave politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Enver Bytyçi tha se rezultati arritur nga Vetëvendosja në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte i pritshëm.

Ai u shpreh në Euronews Albania se ky hap është fillimi i një epoke të re për shtetin e Kosovës. Sipas tij, Kosova ka kalur tri epoka politike, atë të ish-presidentëve Rugova e Thaçi, dhe tashmë shtoi z. Bytyçi ka nisur ajo që ai e cilëson si “Epoka Kurti”.

“Rezultati ka qenë i pritshëm, ka qenë i parashikuar. Unë kam besuar se ky ndryshim do të ndodhte. Ky është fillimi i ri i një epoke tjetër. Kosova ka kaluar tri epoka; epoka Rugova, epoka Thaçi dhe tani ka filluar epoka Kurti”, tha ai.

Profesori i njohur shpjegoi thelbin e këtyre epokave, duke shtuar se nën drejtimin e Albin Kurtit, Kosovës dhe qytetarëve të saj do t’u kthehet shpresa.

“Epoka Rugova ishte epoka e prijësit, çka shqiptarët e kanë për qejf ta artikulojnë dhe ta duan, e Thaçit nisi si epokë luftë dhe  idealesh për lirinë e Kosovës, por përfundoi si epokë kusarësh dhe kaçakësh, në kuptimin e përvetësimit të pasurive të qytetarëve, ndërsa epoka e Albin Kurtit ka filluar si një epokë kundër krimit dhe korrupsionit, si epokë që kthen shpresën për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021