Pjesëmarrje masive në zgjedhjet e Kosovës, 3 herë më shumë emigrantë të regjistruar
Zgjedhjet e mbajtura të dielën në Kosovë kanë patur pjesëmarrjen më të lartë në histori nga ana e diasporës.
Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjeguan zgjedhjet që u mbajtën të dielën në Kosovë duke ilustruar me anë të shifrave.
Në zgjedhjet votuan 812.580, rreth 14 mijë më pak se në zgjedhjet e vitit 2019. Megjithatë këto zgjedhje me shumë gjasa do të kenë pjesëmarrjen më të lartë në histori pasi të llogariten votat e diasporës.
Krahasuar me 16 muaj më parë, në KQZ janë miratuar pothuajse 3 herë më shumë votues nga jashtë vendit, çka do të trefishojë edhe peshën që zë vota e emigrantëve në rezultatin e zgjedhjeve.
Konkretisht, në tetor 2019 iu miratua e drejta për të votuar nga jashtë vendit 35087 emigrantëve kosovarë. Në zgjedhjet e së dielës ky numër ishte 102100 votues, më i larti në historinë e Kosovës pas çlirimit nga sundimi serb.
Në zgjedhjet e kaluara, vota e emigrantëve zinte rreth 4% të totalit ndërsa aktualisht ajo përbën rreth 11.5%.
Kjo është një peshë e lartë duke marrë parasysh se në Kosovë tre partitë kryesore – LVV, PDK dhe LDK – e kanë pothuajse të pamundur të formojnë të vetme qeveri.
Nga 120 vende në Kuvendin e Kosovës, 20 janë të rezervuara për komunitetet minoritare. Kështu që partitë luftojnë për 100 vendet e mbetura dhe ka pak gjasa që njëra të sigurojë 61 prej tyre që të formojë e vetme qeverinë.
Përjashtim bëjnë vetëm zgjedhjet e fundit ku Vetëvendosja ka siguruar 55 mandate dhe mund të formojë qeverinë nëse arrin marrëveshje partitë e pakicave të cilat kanë 20 mandate të garantuara.
Kosova ka garantuar votimin e emigrantëve nga vendet ku ata banojnë. Rreth 1 muaj para zgjedhjeve ata aplikojnë në KQZ për të votuar duke dorëzuar dokumentacionin përkatës. Nëse aplikimi miratohet atyre i dërgohet fleta e votimit me postë të cilën pasi e plotësojnë ja nisin përsëri KQZ-së.
Në zgjedhjet e fundit, KQZ priti votat me postë gjatë periudhës 2-12 shkurt, të cilat pritet të numërohen pasi të ketë përfunduar numërimi i votave brenda vendit.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme