Farmacitë japin barna pa recetë? Toma: Nuk është e vërtetë. Mungon rregullorja
Farmacitë shpesh vihen nën presionin e kontrolleve, se po japin në kundërshtim me ligjin barna pa recetë.
Përballë kësaj situate presidentja e urdhrit të farmacistit Diana Toma, shprehet se kjo nuk është e vërtet, e gjitha është pasojë e mungesës së rregullores për recetat që do t’ju mundësonte farmacistëve të lëshojnë kopje recete.
“Ne kemi receta të cilat kanë një vlefshmëri edhe 6-mujore, me të njëjtin dokument bën një cikël 3 apo 6 mujor në farmaci të ndryshme apo edhe në të njëjtën, pa pasur një dokumet i cili më pas do ruhet në farmaci për të dokumentuar lëvizjen e barit”,-tha Diana Toma.
Vec kësaj Toma kërkon edhe përditësimin e listës së barnave OTC , të cilat jepen pa recetën e mjekut.
“Deri në 6 tableta ishte OTC dhe mbi 6 tableta ka qenë i përshkruar me recetë. Në këtë formë ti kishe lirshmëri për të zgjidhur problemin imediat, por jo për ta tejkaluar në shtrirje kohore”,-tha Toma.
Toma shprehet se rregullorja për recetën është domosdoshmëri, për shmangur të gjitha abuzimet me të.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta