“Duhet një kamikaz!”, Arian Çani: Rama mirë ua bën këtyre frikacakëve të opozitës

9 Nëntor 2023 | 22:34

Gazetari Arian Çani ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku ka komentuar thirrjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës në SPAK.

Çani tha se opozitarëve u duhet thirrja në SPAK e madje edhe burgu, pasi sipas tij ata janë frikacakë të cilët nuk po mund të mbrojnë më veten e jo më popullin që duan ti dalin për zot.

“Këta nuk e kanë me Ramën historinë. Kush është ky kamikaz që merr përsipër të dënojë dikë pa prova. duhet të mendohet mirë, se duhet që dikush të bëjë diçka për të mbrojtur dinjitetin e vetë.

Në Shqipëri,  nuk ka burra të tillë ta bëjnë, rreth e rrotull nesh  ka shumë burra që mund ta bëjnë. Ramsi ja bën mirë dhe më shumë duhet të bëjë se këta janë frikacak, kaq e thjeshtë është. Kur nuk mbrojnë veten e tyre, si mund të mbrojnë popullin. Unë Ramës i jap të drejtë e në vendin e tij më shumë do kisha bërë”,-tha Çani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026