Me pasaportë kolumbiane, ndalohet në Turqi i shumëkërkuari Dritan Rexhepi
Dritan Rexhepi, kreu i kartelit të drogës Kompania Bello, është arrestuar gjatë një operacioni policor në Stamboll.
Narkotrafikanti shqiptar kishte hyrë në Turqi me pasaportë false.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se autoritetet turke konstatuan se Rexhepi hyri në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
Ministri Yerlikaya, i cili njoftoi operacionin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, deklaroi se policia e Stambollit arrestoi liderin e kartelit të njohur të drogës si rezultat i ndarjes së informacionit me policinë italiane.
“Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, tha ministri turk.
Postimi i plotë i tij:
Unë dua që kombi ynë i dashur ta dijë këtë; Ne jemi të vendosur të pastrojmë vendin tonë nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar dhe trafikantët e drogës.
Dritan Rexhepi, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin Kompanio Bello, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, është shpallur me Njoftim Kuq nga autoritetet gjyqësore italiane dhe shqiptare për krimet e kryera si “Vrasjes me dashje, trafik droge, rrëmbim personi, si dhe falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, armëve dhe municionit.” Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për ekstradim.
U konstatua se narkotrafikanti, i cili ndiqej ndërkombëtarisht nga Drejtoria jonë kundër Krimeve Narkotike dhe Drejtoria e Inteligjencës së Policisë së Stambollit, nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, ka hyrë në vendin tonë nga Aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emër të Benjamin Omar Perez Garcia. Menjëherë u krye aksioni i Kartelit për kapjen e Dritan Rexhepit.
Kujtojmë se Rexhepi shtë i akuzuar dhe i dënuar për krime rënda, duke filluar nga vrasja e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në Fushë-Krujë, e deri të trafiku ndërkombetar i kokainës, në Shqipëri, Itali, Spanjë, Belgjikë, Holande, Angli, Ekuador etj.
Ai rezulton i arrestuar dhe i arratisur nga disa burgje të sigurisë së lartë, Dritan Rexhepi është përfolur edhe për rrëmbimin e Jan Prengës, i zhdukur që prej 17 janarit të vitit 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta