Bizneset kundërshtojnë masat anti-COVID, Korçë, njësitë hoteliere: Është ulur xhiro ditore, shteti të na financojë

16 Shkurt 2021 | 09:13

Orari i ri policor që ka nisur të aplikohet në të gjithë vendin prej javës së shkuar ka shkaktuar jo pak problem për shërbimet e hotelerisë, baret e restorantet në Korçë.

 Menaxherët e këtyre njësive shërbimi shprehen se për shkak të orarit të ri kufizues, xhiroja ditore është ulur ndjeshëm teksa bëjnë apel qeverisë për t’i financuar në këtë periudhë.

Masat e reja anti-COVID dhe kufizimi i qarkullimit në orën 20:00 janë kundërshtuar nga bizneset në Korçë. Shërbimet e hoteleri turizmit po ashtu edhe baret, lokalet dhe restorantet janë bizneset që janë prekur më së shumti nga ky kufizim i ri.

Donald Çela, menaxher i njërit nga lokalet në Pazarin e Vjetër shprehet se është ulur xhiroja dhe është bërë e vështirë pagimi i punonjësve.

[
cite_header=Xhiroja është shumë e pakët dhe nuk arrijmë të paguajmë dot të gjithë punëtorët. Stafi është shumë i madh e pagat janë të larta. Ky është një problem shumë i madh. Meqenëse është periudha e pandemisë dhe vetë shteti duhet të financojë që edhe punëtorët edhe punëmarrës edhe punëdhënës të jenë të kënaqur me mbylljen e orës 8.
cite_author=Donald Çela
cite_description=Menaxher i një lokali në Pazarin e Vjetër, Korçë
]

Po ashtu, edhe hotelet kanë pasur anulime të rezervimeve.

[
cite_header=Kufizimi në orën 8 ka qenë i papritur për të gjithë ne pasi tani të gjithë bizneset u mësuan me orarin e 10. Kjo na ka krijuar probleme si me prenotimet që janë tek hoteli po ashtu edhe tek restoranti. Shumë klientë kanë anuluar për shkak se pas orës 8 nuk kanë më çfarë të bëjnë. Siç e kuptoni nuk mund të shtyjnë gjithë kohën në hotel.
cite_author=Eriketa Koçollari
cite_description=Menaxhere e një hoteli në Korçë
]

Këto thirrje janë përforcuar edhe nga shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri.

 “Ne jemi dakord për sa i përket masave që merr për shëndetin e njerëzve, por kjo duhet të ishte e alternuar me disa masa ekonomie për biznesin e vogël dhe të mesëm,” – u shpreh Bujar Muço, nënkryetar i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri.

“Biznesi i vogël dhe i mesëm është biznes shërbimi, bar, kafene, restorante. Duhet të kuptoni që orët e pikut të biznesit janë në darkë. Duke ja kufizuar këtë orar, duke e lënë nga ora 10 ta sjellë në 8 do të thotë e kufizon ekonomikisht xhiron e tij, e ul normën e fitimit. Ne mezi po mbaheshim me gjithë vështirësitë deri në orën 10. Tani ne orën 8? Falimentim!” – shtoi Muço.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026