“Ka një Gaza nëntokësore”- Eksperti: Hamasi pret të nisë luftën guerrile me Izraelin
Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Xhavid Shala, është shprehur se Izraeli po shndërrohet nga viktimë në të akuzuar.
Komentet Shala i bëri përmes një interviste në “EuroNews Now”, në EuroNews Albania, ku tha se Hamasi pret që ushtria izraelite të instalohet në Gaza dhe ata nga ana tjetër të nisin luftën guerrile.
Ai shtoi se në Gaza ka shumë tunele, aq sa mund të thuhet se ekziston një qytet nëntokësor, rrjet i cili përdoret nga Hamasi.
“SHBA po bëjnë çmos deri tani që të frenojnë zgjerimin e konfliktit në Gaza. SHBA-të jo vetëm me mesazhe direkte, por edhe indirekte, kanë thënë se shtetet që do të përfshihen në konflikt nuk do të falen.
Rrugëzgjidhja do të ishte dorëzimi pa kushte i 239 pengjeve të mbajtura. Marrja e kontrollit të territorit nga Izraeli. Izraeli po harrohet se ishte viktima pak ditë më parë. Po goditet shumë reputacioni i tij. Kjo do marri një zgjidhje, nuk diskutohet.
Ekziston mundësia që konflikti të përhapet. SHBA-të paralajmëruan Iranin në të gjitha mënyrat. Kanë treguar që edhe Irani nuk ka interes që të hyjë direct në këtë konflikt, kur rezultatet i arrin përmes kontraktorëve.
Këshilli i Sigurimit mund të quhet Këshilli i Pasigurimit. Kina ka interes përfshirjen e SHBA-ve në një konflikt. Një përfshirje ushtarake e SHBA-ve në konflikt, atyre u shkon për shtat që të merren me Tajvanin. Biden kur kërkon Kongres tani, kërkon edhe për Ukrainën, edhe Për Gazën. Nëse dështojnë në Kosovë, në vendet e tjera shkojnë njëlloj siç ishte planifikuar.
Izraeli nën trysninë amerikane, pas telefonatës së Biden, ka pranuar armëpushimet 4 orëshe. Por kjo është e vështirë, pasi atje ka luftë, ra çanga, nisi lufta. Izraeli do të ketë probleme në shkallën ndërkombëtare për këtë konflikt dhe nga viktimë është kthyer në të akuzuar.
Hamasi kërkon që Izraeli të instalohet aty dhe ata të nisin luftë Guerrile. Izraeli ende nuk e di rrjetën e tuneleve. Atje ka një Gaza nëntokësore. Ka një deklaratë që ata kanë thënë që janë përgatitur për variantin B dhe C. Izraeli nuk e pranon armëpushimin, për shkak se këta do të nisin të organizohen”, u shpreh Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta