Autoriteti Palestinez: Jemi gati të marrim kontrollin në Gaza nga Hamasi
Autoriteti Palestinez ka shprehur gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë në Gaza.
Sipas mediave të huaja, ka qenë presidenti palestinez i cili tha se autoriteti ishte i përgatitur për të marrë kontrollin nga Hamasi në Rripin e Gazës, si pjesë e zgjidhjes gjithëpërfshirëse politike për Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazën.
Në vitin 2007, Hamasi mori pushtetin nga Partia Fatah (e cila kontrollon Autoritetin Palestinez) pas përleshjeve të dhunshme.
Që atëherë qeveria ka qenë vetë Hamasi, i cili ka drejtuar shërbimin civil dhe ka kryer funksionet e një shteti, si kujdesi shëndetësor dhe kanalizimet.
Por që nga viti 2007 që mori pushtetin, Hamasi nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të tjera në territorin palestinez.
Kujtojmë se prej disa ditësh Gaza është përfshirë në një luftë të dhunshme, ku Hamasi po përballet me ushtrinë izraelite.
Në luftën e ditëve të fundit kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë persona, shumë prej të cilëve fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta