Basha takime në Tiranë: Sipërmarrja në vështirësi për shkak të taksave të larta
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të premte takime me qytetarë dhe biznese në zonën e Ali Demit në Tiranë. Kreu i PD u ndal dhe te një takim me sipërmarrësin Ilir Pasha në Njësinë 1 në Tiranë.
Në fjalën e tij, Basha u përqëndrua tek problematikat me të cilat haset biznesi në Shqipëri.
Sipas tij, “situata e vështirë në të cilën ndodhen sipërmarrësti është pasojë e mungesës së vëmendjes nga qeveria, e taksave të larta, e korrupsiont të përhapur në çdo nivel, që e ka bërë vendin të pajetusheëm dhe pa perspektivë për të rinjtë që largohen duke krijuar vakuum në tregun e punës.”
Basha foli edhe për programin e Partisë Demokratike, në të cilin sipërmarrësit e ndershëm, të vegjël e të mëdhenjë, do të gjejnë mbështetje dhe lehtësira financiare, liri dhe konkurrencë, që të zhvillijnë potencialin dhe të rrisin mirëqenien e qytetarëve.
Gjatë bisedës Basha iu përgjigj interesit për nismën e tij për vettingun në politikë.
“Lufta kundër korrupsionit, dhënia fund e arrogancës qeverisëse dhe taksidarëve të saj qëndrorë e lokal, kalon edhe përmes pastrimit të politikës. Propozimi ynë për vetting-un e politikanëve, largon të korruptuarit nga poltitika, duke i hapur rrugë njerëzve që shkojnë në parlament dhe bashki për t’u shërbyer qytetarëve, jo interesave klienteliste dhe kriminale. Siç është bërë vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve, siç bëhet vettingu i punonjësve të policisë dhe i punonjësve të gardës, të bëhet dhe vettingu i politikanëve. Kush e justifikon pasurinë e vet dhe të familjes së vet, të vazhdojë. Kush nuk e justifikon, nuk mund të vazhdojë më të jetë përfaqësues i interesave të qytetarëve”, – tha kryetari i PD.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta