Basha takime në Kurbin: Detyrë e shtetit të qëndrojë krah sipërmarrjeve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi këtë të martë një kompani e cila merret me eksportimin e bimëve medicinale në Sanxhak të Kurbinit dhe që operon në treg prej 32 vitesh.
Në bashkëbisedimin me sipërmarrësit, Basha e ka konsideruar këtë sipërmarrje, kartëvizitë për Shqipërinë pasi siç theksoi ai, “të eksportosh në SHBA, është provë dhe dëshmi e një standardi të lartë”.
“Është detyrë e shtetit shqiptar të qendroje në krah të sipërmarrjeve të tilla më një potencial të madh që ndikojnë në punësimin e qytetarëve, por edhe në zhvillimin e zonave ku operojnë, – tha Basha.
Duke u ndalur tek mbështetja financiare, Basha tha se akoma pa u bërë Shqipëria anëtare, BE jep afro 200 milion euro fonde të taksapaguesve evropianë për të ndihmuar fermerët, për të ndihmuar agrobiznesin. Sipas Bashës, nëse këto para do të kishin shkuar për fermerët, për infrastrukturën, për agropërpunimin dhe aksesin në treg, sot gjendja e fermerëve do ishte ndryshe.
“Fatkeqësia tek ne është se u abuzua jo vetëm me fondet publike shqiptare, por edhe me ato të BE”, -theksoi kryetari i PD, duke shruar se “ndëshkimi është puna e drejtësisë që ne e mbështesim dhe inkurajojmë të vijojë me goditjen e kujtdo që ka abuzuar me fondet publike.” Ndërsa puna jonë, tha Basha, – është të ndertojmë rrugën për të dalë nga kjo situatë.
“Subvencione, në bazë të prodhimit, kjo afekton dhe qytetin, pasi ndikon dhe në çmimin e produkteve, përmirësimin e infrastrumturës që në këtë zonë është e mjerueshme, dhe aksesin në treg. Këto janë hapat që duhen ndërmarrë për të ndryshuar këtë situatë”, – tha kryetari i PD.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë