Marrëveshja me Italinë për emigrantët, reagon Komisioni Europian

7 Nëntor 2023 | 13:55

Komisioni Europian ende nuk ka një qëndrim për marrëveshjen e nënshkruar të hënën mes Italisë dhe Shqipërisë për krijimin e kampeve të refugjatëve.

Një zëdhënës i Komisionit Europian ka deklaruar për mediat italiane se ende nuk kanë një qëndrim për marrëveshjen.

Sipas zëdhënësit të KE, autoritete e  Brukselit janë në kontakt me palën italiane për të mësuar më shumë detaje për paktin e arritur mes dy shteteve. Zëdhënësi i KE shprehet se “para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë’.

Zyrtarët e Komisionit Europian konfirmojnë se janë vënë në dijeni për marrëveshjen mes dy shteteve përpara se ajo të firmosej në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni.

Marrëveshja u njoftua ditën e hënë nga kryeministrja e Italisë gjatë konferencës për media me homologun shqiptar.

Gjatë fjalës së saj, Meloni tha se pakti i nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë është një model bashkëpunimi që mund të përdoret edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Europian, për t’u përballur me krizën e emigrantëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026